Pas reshjeve të fundit të borës dhe erërave të forta, Shoqata e Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës (ShKShMK) paralajmëron rrezik të lartë për ortekë në zonat malore.
Qytetarët, skitarët dhe bjeshkatarët këshillohen të shmangin skijimin jashtë pistave të rregulluara, faqe të pjerrëta 30°-45°, kreshtat me strehë bore dhe lugina që mund të jenë në trajektoren e ortekëve.
Për situata emergjente, qytetarët mund të kontaktojnë ShKShMK në numrin +383 49 840 228.




