Ministri i Financave, Hekuran Murati, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, reagoi ndaj kritikave të opozitës për çmimet e derivateve. Ai theksoi se qeveria nuk ka ndryshuar akcizën apo TVSH-në dhe se krahasimet me vendet fqinje nuk janë logjike.
Murati shpjegoi se ulja e taksave nuk do të ndikonte negativisht në buxhet për shkak të rritjes së çmimit të naftës, duke sqaruar konceptin e elasticitetit të çmimit: edhe pse TVSH-ja mund të ketë sjellë më shumë të hyra për litër, sasia e naftës të shitur ka rënë, duke rezultuar në mbledhje më të ulëta se vitin e kaluar. Ai gjithashtu kritikoi interpretimet e opozitës si populiste dhe pa bazë ekonomike.




