Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, kritikoi qeverinë për mosveprimin ndaj rritjes së çmimeve të derivateve të naftës, që sipas tij po rëndon qytetarët. Ai theksoi se çmimet e naftës ndikojnë në rritjen e kostos së shumë produkteve dhe shërbimeve, ndërsa qeveria nuk po merr masa efektive për të mbrojtur standardin jetësor të qytetarëve.
Hamza citoi raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, sipas të cilit rritja ekonomike për vitin 2025 ishte 3.6%, niveli më i ulët në vitet e fundit, dhe parashikohet 3.3% për vitin 2026. Inflacioni krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar arrin 6%, duke ulur fuqinë blerëse të qytetarëve.
Ai shtoi se çdo rritje e vogël e pagave, pensioneve apo kontributeve nuk mjafton për të ruajtur vlerën reale të parave dhe se Partia Demokratike e Kosovës përkrah çdo masë që përmirëson standardin jetësor të qytetarëve.




