Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, kritikoi qeverinë për menaxhimin e rritjes së çmimeve të derivateve dhe krizave të tjera ekonomike.
Ai tha se përgjegjësia joserioze e qeverisë po rëndon qytetarët, ndërsa propozohet ulja e akcizës dhe e TVSH-së si masa për lehtësimin e barrës financiare.
Tahiri theksoi se edhe ulja e TVSH-së deri në 50% nuk do të ndikonte negativisht në të hyrat e shtetit, për shkak të çmimeve aktuale të naftës, dhe kërkoi reagim të shpejtë dhe masat konkrete për të mbrojtur standardin e jetesës së qytetarëve.




