Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, në bashkëpunim me Njësinë Rajonale të Trafikut Rrugor dhe stacionet policore, ka intensifikuar kontrollet gjatë periudhës 27.03.2026 – 02.04.2026, në kuadër të planeve operative për sigurinë në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar gjithsej 1,647 gjoba.
Në aktivitetet e ndërmarra përfshihen:
Hetimi i 21 aksidenteve me dëme materiale
Hetimi i 21 aksidenteve me të lënduar
32 gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë
21 gjoba për përdorim të telefonit gjatë drejtimit
14 gjoba për modifikim të automjeteve (xhama të errësuar)
Masa e ndalim drejtimi për 36 drejtues
Kontrollet janë fokusuar edhe tek motoçikletat, skuterët, trotinetët dhe mjete të tjera. Nga data 23.03.2026 deri më 02.04.2026 janë konfiskuar:
59 motoçikleta
14 trotinetë
6 mjete të tjera
Gjithashtu janë shqiptuar:
35 gjoba për motoçikleta pa regjistrim
31 gjoba për drejtues pa patentë shoferi
11 gjoba për mungesë të helmetës gjatë drejtimit
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik të respektojnë rregullat dhe të përdorin dokumentet valide, pasi kjo nënkupton ruajtjen e jetës së tyre dhe të të tjerëve.




