Policia e Kosovës, në koordinim me autoritetet franceze, ka ekstraduar një shtetas kosovar i kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar nga INTERPOL-i për veprën penale “Vrasje në tentativë”.
I dyshuari ishte arrestuar më parë në Zvicër dhe pas ekstradimit i është dorëzuar Policisë rajonale të Pejës për procedurat e mëtejshme ligjore.
Policia e Kosovës thekson vazhdimin e bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare për parandalimin dhe hetimin e aktiviteteve kriminale, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.




