Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ministren e MINT-it, Mimoza Kusari-Lila, gjatë seancës së jashtëzakonshme në Kuvend.
Bajrami tha se Kusari-Lila ka miratuar një ligj që Gjykata Kushtetuese e ka shpallur antikushtetues dhe akuzoi ministren për mungesë mekanizmi për kontrollin e marzhave të derivateve.
Deputetja theksoi se marzha për shitje me shumicë dhe pakicë është caktuar, por zbatimi i saj nuk është i mundur për shkak të manipulimeve nga operatorët.
Ajo u shpreh se, pas 861 ditësh nga vendimi i Gjykatës, ligji ende nuk është adresuar si duhet nga qeveria dhe kërkoi që Kusari-Lila të kërkojë falje për miratimin e tij.




