Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se gjatë natës së kaluar janë evidentuar probleme në dy akse rrugore: erodim i dheut në aksin Gjilan-Stanqiq dhe bllokim nga rrëshqitja e gurëve në aksin Pejë-Rugovë.
Ekipet e mirëmbajtjes kanë dalë menjëherë në terren, duke hapur njërën korsi në Pejë-Rugovë dhe duke sinjalizuar segmentet e prekura.
Qarkullimi po zhvillohet me kujdes të shtuar, ndërsa punimet për sanimin e plotë të rrugëve vazhdojnë.
Ministria konfirmon se mbetet e angazhuar për reagim të shpejtë dhe sigurimin e qarkullimit në të gjitha rrugët e vendit.




