Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës për të zhvilluar hetime lidhur me dyshimet për parregullsi në njehsorët elektrikë të Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS).
Sipas njoftimit, ekziston dyshimi se njehsorët nuk po e matin saktë energjinë elektrike të shpenzuar. Në këtë drejtim, rasti po hetohet për veprën penale “Mashtrimi”, sipas nenit 323 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sigurimin dhe grumbullimin e provave, përfshirë edhe veprime ndaj zyrtarëve të KEDS-it.




