Instituti Demokratik i Kosovës (IKD) ka vlerësuar se seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për rritjen e çmimeve të naftës dhe koston e jetesës u zhvillua me mungesë të theksuar përgjegjësie institucionale.
Sipas IKD-së, pjesëmarrja e ulët e deputetëve nga pozita dhe opozita tregoi se Kuvendi po humb rolin si vend për trajtimin serioz të problemeve të qytetarëve.
Në reagim theksohet gjithashtu se përdorimi i gjuhës jo-parlamentare dhe ndërprerjet e vazhdueshme gjatë debatit reflektojnë rënie të standardeve dhe mungesë respekti për institucionin.
IKD vlerëson se kjo qasje dëmton funksionimin e Kuvendit dhe zbeh rëndësinë e çështjeve që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve.




