Rezoluta e Lidhjes Demokratike të Kosovës për çmimet e larta të derivateve është shtyrë për votim në seancën e ardhshme parlamentare, për shkak të mungesës së kuorumit.
Në sallë ishin të pranishëm vetëm 27 deputetë, çka pamundësoi procedimin e votimit.
Ndërkohë, kërkesa e opozitës për heqjen e TVSH-së dhe akcizës për derivate është kundërshtuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri i saj, Albin Kurti.




