Një i mitur është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht tre zyrtarë policorë gjatë një aksioni kontrolli në një lokal në Zubin Potok.
Policia njofton se zyrtarët po asistonin përfaqësuesit e ATK-së kur ndodhi incidenti, ndërsa si pasojë e sulmit ata kanë marrë trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 24 orë, ndërsa hetimet për rastin janë në zhvillim.




