Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) u ka bërë thirrje partive politike që të arrijnë konsensus për zgjedhjen e presidentit, duke e cilësuar afatin shtesë prej 34 ditësh nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës si mundësi për dalje nga kriza.
Drejtoresha ekzekutive, Njomza Arifi, tha se vendi tashmë është në vitin e dytë të krizës politike, e cila po dëmton reformat dhe imazhin ndërkombëtar.
Ajo theksoi se zgjedhjet e reja nuk garantojnë zgjidhje dhe mund të thellojnë situatën.
Sipas saj, një proces i ri zgjedhor do të ndikonte negativisht në zbatimin e reformave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, duke rrezikuar stabilitetin institucional që kërkohet edhe nga Bashkimi Evropian.
GLPS paralajmëron se nëse nuk arrihet marrëveshje brenda afatit, vendi mund të përballet me zgjedhje të reja dhe bllokim institucional.//eo//




