Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet që sot në orën 16:00 të dorëzojë zyrtarisht detyrën te kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Sipas njoftimit nga Zyra e Presidentes, ceremonia e dorëzim-pranimit do të mbahet në Kabinetin e Presidentes.
Osmani përfundon mandatin pesëvjeçar në krye të shtetit, ndërsa më herët kishte shprehur gatishmëri për ta vazhduar atë edhe për një mandat tjetër.




