Një punëtor ka ndërruar jetë në QKUK si pasojë e lëndimeve të rënda të pësuara pasi kishte rënë nga një ndërtesë në Ferizaj më 28 mars.
Sipas Policisë, viktima R.K. ishte rrëzuar gjatë punës nga kati i parë i objektit dhe fillimisht ishte dërguar për trajtim mjekësor në gjendje të rëndë.
Lidhur me rastin ishte intervistuar përgjegjësi i punimeve, i cili është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet janë në vazhdim për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Rasti po trajtohet si rrezikim i sigurisë në vendin e punës dhe lidhet me dyshimet për mungesë ose dëmtim të pajisjeve mbrojtëse.//eo//




