Një anije me flamur turk ka kaluar Ngushticën e Hormuzit, rrugën tregtare strategjike që Irani e kishte bllokuar pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit më 28 shkurt, të cilat shkaktuan rritje të tensioneve në Lindjen e Mesme dhe ndikuan në çmimet globale të energjisë.
Ministri i Transportit i Turqisë, Abdulkadir Uraloglu, deklaroi se kjo është anija e dytë nga 15 anije turke që prisnin kalimin e ngushticës.
Ai shtoi se disa anije po përdornin porte iraniane ose po transportonin mallra nga ose për Iranin.
Uraloglu nënvizoi se vetëm nëntë nga anijet e bllokuara kishin kërkuar leje për të kaluar, ndërsa të tjerat po prisnin që situata të stabilizohej.
Ky kalim pason atë të parë më 13 mars, gjithashtu me miratimin e autoriteteve iraniane.//sinjali//




