Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj, në vigjilje të festës së Pashkëve, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë, duke përfshirë edhe Imzot Dodë Gjergjin dhe bashkëkombasit tanë kudo që ndodhen. Ai ka shprehur dëshirën që kjo festë e shenjtë të sjellë paqe, mirësi dhe harmoni në familjet e tyre.
Haradinaj ka uruar gjithashtu shtetasit e huaj që shërbejnë në Republikën e Kosovës dhe familjet e tyre, si dhe Atin e Shenjtë, Papa Leoni XIV, duke shpresuar në njohjen e plotë të Kosovës nga Selia e Shenjtë.




