Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka reaguar publikisht për përfundimin e mandatit të presidentes Vjosa Osmani, e cila sot ia kaloi detyrën kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, gjatë një ceremonie në Presidencë.
Megjithatë, Kurti dërgoi urime kryeministrit të zgjedhur të Nepalit për nisjen e mandatit të tij të ri. Në një postim në X, ai i uroi suksese dhe shprehu pritshmërinë për forcimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Nepalit.




