Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar besimtarët katolikë dhe protestantë me rastin e festës së Pashkëve.
Në mesazhin e tij, ai e cilësoi këtë festë si “Ditën e Madhe të Ringjalljes së Hyjit” dhe simbol të përjetësisë, duke theksuar vlerat e shpresës, sakrificës, dashurisë dhe faljes.
Kurti bëri thirrje për më shumë harmoni, solidaritet dhe respekt ndërmjet qytetarëve, duke shtuar se Pashkët mbeten simbol i vlerave më të larta njerëzore dhe i besimit në një të ardhme më të mirë për të gjithë.




