Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar vendimin për çmimet maksimale të lejuara të derivateve në tregun vendor për ditën e sotme.
Sipas vendimit, nafta (dizel) mund të shitet deri në 1.86 euro për litër, ndërsa benzina deri në 1.49 euro për litër. Ministria thekson se asnjë operator ekonomik nuk lejohet të tejkalojë këto çmime.
Për zbatimin e vendimit, është paralajmëruar rritje e mbikëqyrjes në terren nga institucionet përkatëse, në bashkëpunim me Dogana e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës dhe Autoriteti i Konkurrencës së Republikës së Kosovës.
MINTI u ka bërë thirrje operatorëve që të zbatojnë vendimin, duke theksuar se masat synojnë mbrojtjen e konsumatorit dhe garantimin e një tregu të qëndrueshëm. Çdo shkelje, sipas ministrisë, do të trajtohet sipas ligjit në fuqi.




