Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe në Rezalla të Skenderajt, në përkujtim të viktimave të Masakrës së Rezallës.
Në këtë masakër, më 5 prill 1999, u vranë 98 shqiptarë nga Rezalla dhe fshatrat përreth, ndërsa 44 prej tyre u zhdukën me qëllim fshehjen e krimit.
Haxhiu theksoi se krimet e kryera nga regjimi serb nuk do të harrohen dhe se institucionet e Republikës së Kosovës do të angazhohen për drejtësi për viktimat.
Ajo shtoi se qëllimi i regjimit serb ishte fshehja e gjurmëve të krimeve, por sipas saj, ato do të mbeten përgjithmonë në kujtesën kolektive.




