Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar të rënët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe viktimat e masakrave të 5 prillit.
Në një postim në Facebook, ai përmendi bashkëluftëtarët e tij Naser Brahimaj, Qazim Shala, Asllan Batusha dhe Arsim Rama.
Haradinaj kujtoi gjithashtu viktimat e masakrave në Rezallë, Llovcë dhe Llapqevë, duke theksuar se shumë prej tyre ende rezultojnë të zhdukur dhe se këto ngjarje mbeten plagë e hapur për Kosovën.
Ai përkujtoi edhe 7-vjetorin e ndarjes nga jeta të Fetnete Ramosaj, duke theksuar se sakrifica e të rënëve forcon themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës.




