Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh, ku bëhet e ditur se janë shqiptuar gjithsej 1,931 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme.
Sipas raportit, në këtë periudhë janë regjistruar 20 aksidente trafiku me të lënduar, si dhe 46 aksidente të tjera që kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Po ashtu, autoritetet kanë bërë të ditur se 8 persona janë arrestuar, 6 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 1 person është në vuajtje të dënimit.




