Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar besimtarët katolikë, ortodoksë dhe të gjithë shqiptarët me rastin e Pashkëve, përmes podkastit të tij “Flasim”.
Në mesazhin e tij, ai theksoi se shqiptarët ndajnë të njëjtin bekim, pavarësisht festave që kremtojnë, qofshin Krishtlindjet, Bajrami, Pashkët apo Sulltan Novruzi. Sipas tij, ekziston një frymë e përbashkët që i bashkon të gjithë dhe krijon ndjenjë uniteti në këtë periudhë festive.
Më herët, Rama kishte uruar besimtarët katolikë përmes një videoje simbolike, ku shfaqej duke ngjyrosur vezët e Pashkët, një ndër traditat më të dashura të kësaj feste.
“Gëzuar Ditën e Re,” ka shkruar ai, duke vënë në pah simbolikën e Pashkët si ringjallje, dritë dhe një fillim i ri për të gjithë.




