Deputeti i Grupit Parlamentar të PDK-së, Eman Rrahman, ka reaguar me tone kritike ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e cilësuar situatën në vend si “republikë autoritare”.
Përmes një postimi, ai ironizoi duke renditur disa funksione shtetërore nën emrin e Kurtit, si president, kryetar i Kuvendit, kryeministër, deputet dhe ministër, duke lënë të kuptohet për një përqendrim të pushtetit.
Rrahman paralajmëroi se, sipas tij, kjo qasje mund të shtrihet edhe në institucionet e pavarura në ditët në vazhdim, ndërsa theksoi se vendimi përfundimtar do t’i takojë qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme.
Ai shtoi se qytetarët do të duhet të zgjedhin mes asaj që e cilëson si autoritarizëm dhe komunizëm, apo një sistemi demokratik.




