Një ngjarje e rëndë është shënuar në Firence, ku një 50-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në një stacion tramvaji në zonën e Arcipressi.
Sipas mediave italiane, viktima jetonte në Viterbo dhe ishte liruar nga burgu vetëm një ditë para ngjarjes, çka ka ngritur dyshime për shkaqet e vdekjes.
Pavarësisht përpjekjeve për ta ringjallur nga stafi mjekësor, ai u shpall i vdekur në vendngjarje. Autoritetet kanë nisur hetimet, ndërsa prokurori ka urdhëruar ekzaminime të mëtejshme për të sqaruar rrethanat./GazetaExpress/
Policia dhe ekspertët e mjekësisë ligjore kanë kryer hetime në vend, ndërsa linja e tramvajit është mbyllur për disa orë për shkak të procedurave hetimore.




