Ministri Andin Hoti ka kujtuar Masakrën e Rezallë, ku më 5 prill 1999 u ekzekutuan 98 civilë shqiptarë nga forcat serbe.
Ai theksoi se viktimat u vranë në disa pjesë të fshatit, ndërsa trupat e tyre u zhdukën përmes varrezave masive. Pas luftës në Kosovë, disa eshtra u gjetën në Rudnicë dhe Kizhevak.
Hoti bëri thirrje që krimet të mos harrohen, duke nderuar viktimat me mesazhin: “Lavdi të rënëve për liri!”.




