Ministri Aleksandër Nikollovski dhe zëvendësministrja Kaltrina Zekolli kishin paralajmëruar nisjen e punimeve për segmentin e dytë të rrugës Shkup–Bllacë në janar 2026, por afati nuk është respektuar.
Sipas Zekollit, tenderi është përmbyllur brenda buxhetit dhe projekti mbetet autostradë, ndërsa pritet miratimi final nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për të nisur punimet.
Nga ana tjetër, opozita shqiptare, përfshirë Bashkimi Demokratik për Integrim, akuzon qeverinë dhe koalicionin VLEN për neglizhencë dhe mungesë veprimi ndaj projekteve infrastrukturore në zonat shqiptare./21TV/
Autostrada Shkup–Bllacë, me gjatësi 12.5 km, është premtuar prej më shumë se një dekade, ndërsa deri tani është përfunduar vetëm një segment prej 2 kilometrash.




