Në një intervistë për Fox News, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se beson në arritjen e një marrëveshjeje me Iran deri të hënën.
Ai paralajmëroi se, nëse nuk rihapet ngushtica e Hormuzit, SHBA mund të nisë bombardime ndaj infrastrukturës iraniane. Mbyllja e kësaj rruge kyçe ka ndikuar rëndë në ekonominë globale dhe ka rritur çmimet e energjisë.
Trump po ashtu pretendoi për përparim diplomatik, ndonëse Irani mohon negociata të drejtpërdrejta. Në intervistë, ai shtoi se SHBA-ja ka furnizuar me armë protestuesit gjatë protestave të fundit në Iran, të cilat u shtypën dhunshëm nga forcat e sigurisë.




