Deputeti i LDK-së Besian Mustafa ka reaguar ndaj çmimeve të larta të derivateve në Kosovë, duke i krahasuar ato me politikat fiskale të Maqedonisë së Veriut.
Sipas tij, autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë ndërmarrë hapa konkretë për të lehtësuar barrën mbi qytetarët, duke ulur akcizën për 7 cent dhe më herët edhe TVSH-në nga 18% në 10%.
Ndërkohë, ai thekson se në Kosovë nuk është ndërmarrë asnjë masë e tillë, pavarësisht se çmimet e karburanteve mbeten më të larta.
Në reagimin e tij, Mustafa ka drejtuar kritika ndaj Qeverisë, duke lënë të kuptohet se mungesa e ndërhyrjes po ndikon drejtpërdrejt në koston e jetesës së qytetarëve.




