Kryetari i komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka bërë të ditur se po hartohet një plan për pastrimin dhe zhvillimin e Liqenit Akumulues të Mitrovicës, me qëllim ta bëjnë atë një vend tërheqës turistik në Kosovë.
Peci ka publikuar në Facebook një video ku shihet duke lundruar në liqen dhe ka theksuar se gjendja e tij ka qenë e rënduar gjatë dy viteve të fundit.
Sipas tij, së bashku me Klubin e Zhytjes “Trepça”, janë organizuar disa aktivitete për pastrimin e liqenit.
Ai ka shtuar se plani i ri synon të shndërrojë Liqenin Akumulues në një atraksion të rëndësishëm turistik dhe një nga vendet më të bukura në Kosovë.




