Gjatë 24 orëve të fundit në Kosova, një person ka humbur jetën dhe 27 të tjerë janë lënduar si pasojë e dhjetëra aksidenteve të trafikut.
Sipas raportit policor, janë regjistruar edhe 29 aksidente me dëme materiale.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 13 persona, katër janë dërguar në mbajtje, ndërsa një në vuajtje të dënimit.
Policia ka shqiptuar gjithsej 2291 gjoba trafiku, duke bërë thirrje për kujdes të shtuar në rrugë.




