Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku kanë vazhduar bisedimet për zgjedhjen e presidentit, duke theksuar nevojën për një marrëveshje dhe shmangien e zgjedhjeve të reja.
Abdixhiku tha se nuk janë diskutuar emra konkretë dhe se presidenti nuk duhet të vijë nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa Kurti theksoi se procesi mbetet konfidencial.
Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës i ka kërkuar Kurtit që ta paraqesë propozimin për presidentin në formë të shkruar para se të japë qëndrimin e saj.//sinjali//




