Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, ka bërë të ditur se me nisjen e sigurimeve shëndetësore, përzgjedhja e mjekut familjar do të jetë e detyrueshme.
Ai theksoi se qytetarët që nuk e zgjedhin mjekun do të përballen me kosto shtesë, ndërsa sistemi do të digjitalizohet për ta bërë këtë proces më efikas.
Berisha shtoi se ka progres në sektor, sidomos në buxhet dhe furnizim me barna, ndërsa bëri thirrje për më shumë empati nga stafi shëndetësor ndaj pacientëve.




