Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj ka bërë të ditur se ndotësit e hapësirave publike do të përballen me gjobë prej 200 euro dhe do të detyrohen të largojnë vetë mbeturinat.
Ai theksoi se institucionet po veprojnë me përgjegjësi brenda kompetencave ligjore, ndërsa pranoi se mbetet shqetësim edhe moslargimi i mbeturinave nga Eko-Regjioni.
Muharremaj bëri thirrje për bashkëpunim për të zgjidhur situatën dhe për t’iu rikthyer normalitetit.





