Rreth 18% e stacioneve të benzinës në Francë po përballen me mungesa të një lloji karburanti, ka bërë të ditur Ministrja e Energjisë, Maud Bregeon.
Sipas saj, situata lidhet me vendimin e kompanisë “Total Energies” për të vendosur një tavan mbi çmimet me pakicë, duke i mbajtur më të ulëta sesa të markave të tjera. Ky veprim ka rritur kërkesën dhe ka shkaktuar vështirësi furnizimi në disa pika.
Ministrja siguroi se nuk bëhet fjalë për krizë të përgjithshme, por për një problem logjistik të shkaktuar nga ndryshimet në kërkesën e tregut.




