Blerta Deliu-Kodra nga PDK-ja tha se partia nuk do të propozojë emra për president pa një marrëveshje politike paraprake dhe kërkon ftesë zyrtare për diskutim institucional.
Ajo kritikoi qeverinë për mungesë fokusimi në çështjet ekonomike dhe sociale dhe paralajmëroi se pa vullnet politik për zgjedhjen e presidentit, vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.//eo//




