Sindikata e sektorit privat të Kosovës ka nisur takim me kryetarët e shoqatave sindikale për të diskutuar rritjen e pagave, pagën e 13-të dhe organizimin e protestës më 1 Maj.
Pas përfundimit të takimit, kryetari i Sindikatës, Jusuf Azemi, do të mbajë konferencë për media për të prezantuar vendimet dhe masat e marra gjatë diskutimeve.




