U.d. Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim drejtoreshën ekzekutive të Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti.
Haxhiu e falënderoi Rushitin për angazhimin dhe përkushtimin në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, duke e cilësuar këtë si një mision me rëndësi të veçantë për shoqërinë dhe drejtësinë në vend.
Ajo theksoi se institucionet do të vazhdojnë të mbështesin çdo përpjekje për avancimin e të drejtave, dinjitetit dhe mirëqenies së të mbijetuarve.




