Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, vizitoi dje familjen e Ahmed e Kimete Bajramit në Prizren, një familje që konsiderohet shembull i vlerave, punës së ndershme dhe mikpritjes.
Bashkë me fëmijët dhe të afërmit e tyre, Osmani kaloi momente të bukura dhe të ngrohta, duke theksuar se familja është vlera më e madhe, forca që mban bashkë njerëzit dhe dashuria që rrit çdo ditë.




