Sot, Këshilli i Bashkësisë Islame në Malishevë priti për vizitë humanistin dhe mërgimtarin e njohur, Nysret Ali Hoti, i shoqëruar nga familjarët e tij. Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe konstruktive me kryetarin Sead Paqarizi dhe stafin e KBI-së.
Gjatë vizitës, Hoti u njoftua me aktivitetet fetare, edukative dhe projektet në zhvillim të Këshillit, përfshirë projektin e madh të “Xhamisë së Gurit”, i cili synon të jetë një simbol identifikues i qytetit të Malishevës.
Ai shprehu gatishmërinë për të mbështetur këtë iniciativë dhe për të angazhuar komunitetin në Gjermani për realizimin e saj.
KBI Malishevë falënderon Nysret Ali Hotin për vizitën dhe për përkushtimin e tij për projekte me vlerë për komunitetin.




