Mërgimtaret të cilët janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës me postë, do të largohën nga listat e votuesve të cilat shpërndahen në vendvotime në ditën e Zgjedhjeve Lokale që do te mbahën me 12 tetor në Kosovë.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valmir Elezi, i cili tha se është detyrim ligjor për KQZ-në që votuesi që regjistrohet për të votuar jashtë vendit, emrin e tij ta largojë nga lista e votuesve në Kosovë.
“Është detyrim ligjor për KQZ-në, që secili votues që regjistrohet për të votuar nga jashtë Kosovës, emrin e tij ta largojë nga lista e votuesve e cila shpërndahet në vendvotime në ditën e zgjedhjeve në Kosovë. Pra, një shtetasi Kosovës, që regjistrohet për të votuar jashtë Kosovës, do ta gjejë emrin e tij në listën e votuesve jashtë Kosovës”. “Këtë informacion, KQZ ua transmeton individualisht të gjithë atyre shtetasve të cilët aplikojnë dhe arrijnë që të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës”, tha Elezi, raporton Sinjali.




