Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar atdhetarin e ndjerë Mehmet Bojkaj gjatë një vizite në Isniq, ku u prit në odën e tij tradicionale nga familjarë dhe bashkëpunëtorë.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se vizita u shoqërua me diskutime të hapura në një ambient mikpritës, duke vlerësuar lart figurën dhe veprën e Bojkajt.
“Para disa ditësh ishim në Isniq, në Odën e atdhetarit të rrallë, të ndjerit Mehmet Bojkaj. Bashkë me familjarë e bashkëpunëtorë kishim diskutime të hapura në një ambient të jashtëzakonshëm mikpritës”, shkroi Osmani.
Ajo theksoi se kontributi i Mehmet Bojkajt, si gjatë periudhës së luftës ashtu edhe në kohë paqeje, do të mbetet i paharruar.
“Kontributi i Mehmet Bojkaj si në kohë lufte, ashtu edhe në kohë paqeje nuk do të harrohet kurrë”, shtoi ish-presidentja.




