Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka marrë vendim për çështjen e ish-presidentit Ilir Meta, duke rrëzuar kërkesën e tij për shfuqizimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.
Meta kishte kërkuar anulimin e vendimeve të tre gjykatave të tjera, si dhe kishte ngritur pretendime për mënyrën e ekzekutimit të masës së sigurisë.
Sipas Kushtetueses, këto pretendime janë shqyrtuar edhe më herët nga gjykatat e tjera. Gjykata theksoi se Meta ka paraqitur kallëzim në Prokurorinë e Tiranës për veprime të pretenduara arbitrare, ndërsa kjo çështje është ende në hetim.




