Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj përgjigjes së Dhomat e Specializuara për Rezolutën e Kuvendit të Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, duke e cilësuar atë si të papranueshme dhe zhgënjyese.
Sipas OVL-UÇK-së, reduktimi i rezolutës në një njoftim administrativ pa reflektim të dukshëm në përmbajtje minon besimin në drejtësi dhe nuk respekton institucionin që vetë ka themeluar këtë gjykatë. Organizata thekson se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe udhëheqësit e saj meritojnë trajtim me dinjitet dhe barazi të plotë.
OVL-UÇK kërkon që Rezoluta e Kuvendit të trajtohet me seriozitet të plotë dhe të reflektohet në vendimmarrje konkrete, duke respektuar sovranitetin dhe institucionet e Kosovës.




