Ish-deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka folur për herë të parë për plagët e marra gjatë ballafaqimit me forcat serbe në vijën e frontit.
Ai u shpreh krenar për kontributin e tij, duke theksuar se askush nuk mund ta degradojë për atë që ka bërë për vendin.
“Prej se mbaj mend dhe di të logjikoj, jam krenar për çdo hap të jetës time. Individë të tillë nuk më ndalin, veç më shtyjnë të punoj edhe më shumë,” deklaroi ai.
Haxhiu shtoi se kritikat dhe sulmet nga pushteti e kanë motivuar të angazhohet edhe më shumë.




