Sot është nënshkruar kontrata për realizimin e projektit, sipas së cilës Qendra Emergjente pritet të përfundojë brenda afatit prej 30 muajsh, ka njoftuar ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.
Ministri Vitia theksoi se pas tejkalimit të një sërë sfidash procedurale dhe administrative, Ministria ka marrë dritën e gjelbër për vazhdimin e punimeve hapur rruga për ndërtimin e Qendrës Emergjente në QKUK.




