Sot shënohen 27 vjet nga rënia e komandantit të UÇK-së, Agim Ramadani, një prej figurave kyçe të Betejës së Koshares.
Në Prishtinë organizohet akademi përkujtimore në nder të tij, ndërsa çdo 9 prill kujtohen “Ditët e Shqipes” që simbolizojnë thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar.
Ramadani, i njohur si “Katana”, iu bashkua UÇK-së në vitin 1998 dhe u shqua si komandant gjatë luftës. Ai ra heroikisht në Koshare, në zonën e njohur si “Rrasa e Zogut”.
Ai mbetet një nga figurat më të rëndësishme të luftës së Kosovës dhe simbol i lirisë.




