Kjo e shtunë sjell disa përballje interesante në kampionatet më të forta evropiane të futbollit.
Në Angli, lideri Arsenal përballet me Bournemouthin nga ora 15:30, ndërsa mbrëmja mbyllet me ndeshjen Liverpool – Fulham në ora 18:30.
Në Gjermani, Borussia Dortmund luan ndaj Bayer Leverkusen nga ora 15:30, kurse Bayern Munich përballet me St. Pauli në ora 18:30.
Në Itali, Milan pret Udinesen në ora 18:30, ndërsa Juventus luan në udhëtim ndaj Atalantës në ora 20:45.
Në Spanjë, Barcelona përballet me Espanyolin nga ora 18:30, ndërsa Atlético Madrid luan ndaj Sevillës në ora 21:00.




