Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur pikëllimin për ndarjen nga jeta të ish-kongresmenit amerikan dhe mikut të Kosovës, Eliot Engel.
Ai theksoi se Engel ishte një nga zërat më të fuqishëm në SHBA në kohën kur Kosova kishte më së shumti nevojë për mbështetje, duke qëndruar krah saj dhe duke kontribuar në rritjen e vëmendjes ndërkombëtare ndaj kauzës së Kosovës.
“Udhëheqja e tij në Kongresin e SHBA-ve ndihmoi që kauza jonë të marrë vëmendje ndërkombëtare dhe luajti një rol të rëndësishëm në avancimin e saj. Kosova do ta kujtojë gjithmonë miqësinë dhe përkushtimin e tij”, ka theksuar Rama.
Në emër të qytetarëve të Prishtinës, ai ka shprehur ngushëllime për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e Engel, duke shtuar se trashëgimia e tij do të mbetet e paharruar.




